FC Rahoveci në Futsal do të përballet të shtunën në derbin e sezonit ndaj ekipit 13 Qershori nga Suhareka.
Pas një starti të ngadaltë me vetëm një fitore të arritur deri tani, FC Rahoveci kërkon të kthehet të fitoret pikërisht në derbin ndaj një prej skuadrave më të forta në Ligën e Parë të Futsalit.
Në fakt, fitorja është obligim për FC Rahovecin në këtë takim, duke ditur rezultatet dhe rivalitetin me qytetin e Suharekës.
Skuadra do të ketë të gjithë lojtarët në këtë takim, ku përkundër humbjes së fundit në Mitrovicë, ekipi pati epërësinë dhe paraqitjen pozitive deri në momentet e fundint.
Të shtunën nga ora 20:30 ekipi ka nevojë për përkrahjen e qytetit në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
/Rahoveci24/


