Taulant Haxhimustafa do të fillojë sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës, si gjyqtar kryesor.
Ai do të jetë gjyqtari kryesor në takimin shumë të rëndësishëm të Ligës së Parë mes rivalëve për inkuadrim në Superligë, apo derbin rajonal mes Arbërisë dhe Fushë Kosovës.
Ndeshja ku Haxhimustafa do të jetë gjyqtar kryesor zhvillohet nga ora 17:00 në Lipjan.
Ai asistent do të ketë Fatmir Abashin, Lekë Saraqinin dhe Musa Gashin.
Taulant Haxhimustafa është edhe profesor në shkollën e mesme “Xhelal Hajda – Toni”.
/Rahoveci24/