PDK – dega në Rahovec ka zgjedhur Edon Canën si kryetar të këtij formacioni politik në Rahovec.
Cana ka qenë më herët ambasador i Kosovës në Bullgari. Ai ishte shkarkuar bashkë me gjashtë diplomatë të tjerë nga ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, që tani mban pozitën e kryeparalamentarit.
Ai ka qenë edhe ish-shef i Misionit në Strasburg të Francës.