Tashmë e konfirmuar, AAK në balotazh kundër VV-së

Rahoveci24 ka marrë rezultatet e fundit të numëruara të cilat janë duke u procesuar në faqen zyrtare të KQZ-së.

Sipas rezultateve preliminare, AAK me kandidatin Smajl Latifi ka marrë gjithsej 9953 vota në total apo ndryshe 48% të totalit të votave.

I dyti pas tij është Visar Korenica me 5213 vota, apo 26% të votave.

Në vendin e tretë ka dalë Burim Krasniqi nga LDK me 3329, kurse në vendin e katërt është Bejtullah Deliu nga PDK me 2325 vota në total.


Pritet që këto rezultate të konfirmohen edhe nga faqja zyrtare e KQZ-së.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.