Takimi mes Korenicës dhe Latifit, pak “qetësi” para stuhisë së vjeshtës

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, në ditën e parë të tij si deputet i shkoi në zyre kundërshtarit të tij më të madh politik, Smajl Latifit nga AAK – një veprim ekstrem, që doli të jetë një lëvizje maestrale nga deputeti qysh në ditët e para të tij.

Armiqësia e tyre politike ekziston që hiç më pak se 5 vjet, kurse përplasjet e ashpra e kritikat si në rrjete sociale e si në debate nuk munguan.

Smajl Latifi doli fitimtar në të gjitha proceset elektorale ndaj Visar Korenicës, megjithatë ky i fundit po rritej vazhdimisht derisa tash… edhe u bë deputet!

Pozitat kanë ndryshuar dhe pikërisht kur u mendua se do të ashpërsohej retorika dhe diskursi mes dy politikanëve rahoveican më të fuqishëm – pikërisht në atë moment ata dolën së bashku duke premtuar se nuk do të lejojnë që kahja politike të devijojë qëllimin e përbashkët për të kontribuar në dobi të qytetarëve të Rahovecit.

Sigurisht, tash nuk duhet të presim që Korenica dhe Latifi të bëhen “dosta”, sepse zgjedhjet lokale po vijnë dhe fryma e VV-së po rritet edhe nëpër lokalitete – e ky takim së paku është një qetësi para stuhisë së vjeshtës!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.