Takianos: Mikpritjen që gjeta në Rahovec, rrallë që mund ta gjeni diku tjetër

Trajneri i KB Rahovecit, Fotis Takianos, ka folur pas humbjes ndaj Yllit në ndeshjen e pestë të serisë epike gjysmëfinale.

Ndeshja derbi shkoi edhe më fort se 4 ndeshjet e para duke qenë një konstelacion epik basketbollistik.

Megjithatë, Rahoveci humbi në koncentrimin në fazën e sulmit në fund të takimit dhe kjo bëri që të humbim takimin edhe sipas trajnerit Takianos.

Ai ka folur për Rahovecin, duke thënë se si në Rahovec mikpritjen që ka gjetur, nuk mund të gjindet diku tjetër.

“Ekipit tonë si duket iu harxhua energjia pas gjithë atyre ndeshjeve të zhvilluara. Pas gjithë këtyre ndeshjeve, trupat dhe mendja e lojtarëve ranë nga koncentrimi që është vendimtar në këtë nivel të ndeshjeve dhe duhen për fitore,” ka thënë Takianos pas ndeshjes.

“Sa vazhdonte ndeshja, koncentrimi edhe më shumë binte, ndërsa në momente kur sadopak krijonim, mirreshin vendime jo të mira derisa kishim raste për shënim të lehtë,” ka shtuar ai.

Takianos ka falenderuar nga Bordi e deri te secili qytetar i Rahovecit për përkrahjen e dhënë ndaj tij, ndërsa ka thënë se një mikpritje e tillë është vështirë të gjendet në rajon.

Më tej ai ka shtuar se tash është koha për relaks dhe për të qetësuar kokat, derisa e ardhmja e tij do të vendoset pas bisedemeve në ditët në vijim me kryesinë e klubit të vreshtarëve.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.