Takianos: Lojtarët janë në gjendje t’i fitojnë dy ndeshjet në Suharekë

Trajneri i Rahovecit, Fotis Takianos, duke e komentuar ndeshjen e sotme ndaj Golden Eagle Yllit, tha se nuk ishin të koncentruar në fillim por megjithëse u kthyen në lojë më pas, në fund dështuan për shkak të tentimeve të huqura.

“Fatkeqësisht ne e pamë veten jo të gatshëm në fillim dhe koncentrimi ynë nuk ishte në nivelin e duhur. Në pjesën e dytë e ndryshuam taktikën në mbrojtje dhe luajtëm më agresivë në krejt fushën. Kjo na mundësoi që ta ngushtojmë dallimin dhe u afruam shumë për të fituar, por huqjet e shumta nga pozitat e lehta dhe dështimet nga gjuajtjet e lira në momentet kritike, nuk na lejuan të fitojmë. Duhet të mbetemi të fokusuar. Rezultati është 1-1 dhe mendoj se lojtarët janë në gjendje të mirë për të luftuar dhe për t’i fituar dy ndeshjet e radhës në udhëtim”, tha Takianos për Art Sport.

Ylli fitoi ndeshjen me rezultat 62-70 dhe e barazoi rezultatin e serisë gjysmëfinale në 1-1.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.