Finalja për Superligë mes Grapeland Rahovecit dhe KEK-ut do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 dhe orari super i përshtatshëm ka nxitur interesimin masiv të qytetarëve dhe tifozëve.
Sipas informacioneve të Rahoveci24, salla pritet të stërmbushet pas një kohe të gjatë, ku pritet atmosferë vullkanike, vështirë e përballueshme për shumëkë.
Kjo atmosferë pritet të jetë lojtari i gjashtë për Grapeland Rahovecin që do të duhet të fitojë patjetër ndeshjen e fundit ndaj KB KEK-ut, gjë që ka ditur ta bëjë shumë herë këtë sezon.
Ndeshja fillon nga ora 19:00 të dielën, pritet që të hapen dy dyer, kurse klubi ka konfirmuar se bileta është 1 euro, kurse bileta VIP është 5 euro.
Sa i përket biletave, ato pritet të dalin në shitje në rrugën B shumë shpejt, e për këtë pritet komunikim i ardhshëm nga klubi.
Superfinalja për Superligë nëse arrin të mbushë palestrën “Mizahir Isma” mbi të gjitha do të dërgojë sinjal të madh te e gjithë Superliga se vitin e ardhshëm po kthehet qyteti që ka ringjallur basketbollin, qyteti i cili jeton për basketbollin, Rahoveci.
/Rahoveci24/


