Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme e kanë sulmuar fizikisht një person.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:00 në Ratkoc të Rahovecit.
Siç ka mësuar gazeta, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkohë, me rastin po merren organet kompetente.