Tifogrupi famëkeq mitrovicas, Torcida, pas ndeshjes finale të Kupës së Kosovës kanë sulmuar disa fëmijë dhe pleq me të dalë nga qyteti i Rahovecit.
Rahoveci24 ka qenë prezent në situatat e ndodhura pas ndeshjes finale ku fitoi klubi mitrovicas.
Përkundër fitores dhe mikpritjes, duke dalur nga qyteti, tifogrupi famëkeq Torcida sulmuan verbalisht dhe fizikisht disa fëmijë dhe pleq, pra qytetarë të rëndomt, por pa pasoja në njerëz.
Të vetëm që u lënduan lehtë janë dy policë të cilët morën trajtimin e menjëhershëm në Emergjencën e Komunës së Rahovecit, konfirmojnë burimet e Rahoveci24 të pranishme në qendrën Emergjente në Rahovec.
Edhe pse Rahoveci u dallua për organizim fantastik në një kohë të turbullt për sportin e sidomos basketbollin kur incidentet dhe përplasjet kanë ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjeve, kjo mikpritje e rahovecianëve nuk u kthye me të njëjtën monedhë nga mitrovicasit.
Kujtojmë se klubi jonë siguroi numër të konsiderueshëm biletash për klubin udhëtues në këtë takim, ani pse një gjë e tillë ishte rrezik të ndodhte, por ndeshja u zhvillua pa asnjë problem madje ishte një spektakël i jashtëzakonshëm.
Ndërkaq për sulmin tinëzar të grupit famëkeq Torcida, është gjë e pritur dhe nuk ka asnjë befasi pasi që sa herë janë gjendur përballë Ultras Vrshtarëve dhe tifzoëve në sallë ata kanë ikur me bisht ndër shalë.
/Rahoveci24/