I ashtuquajturi, ylli i muzikës qytetare, Shkelzen Jetishi – Xeni, ka sulmuar turpshëm dhe në formë të ulët këngëtarin e mirënjohur rahovecas, Labinot Rexha.
Ishte fillimisht Labinot Rexha ai që foli realitetin – për problemet mentale të artistëve dhe vështirësitë që po kalojnë për shkak të pandemisë – duke përmendur rastin e bateristit të Xenit, Behar Morinës, i cili bëri vetvrasje.
Duke keqkuptuar me qëllim këtë deklaratë, Xeni sulmoi turpshëm muzicientin e shquar rahovecian, duke e quajtur TALLAVAGJI, ndonëse ai ka krijimtari të bujshme artistike jo vetëm personale por edhe për krejt estradën.
