Suhejb Vuçitërna zë vendin e tretë në garat e kampiontit automobilistik të Kosovës

Ngasësi nga Rahoveci, Suhejb Vuçitërna, edhe një herë ka bërë krenar qytetin.

Ai arriti që të zë vendin e tretë në kategorinë e tretë të garave për veturat mbi 2000 centimetra në kub.

Ai garoi me veturën e tij tashmë të njohur, Honda, me të cilën edhe vazhdoi të ketë sukses.

Në këtë garë ai pati një kohë të shkëlqyer prej 3:35.563 duke qenë vetëm nëntë sekonda prapa liderit.

Vuçitërna kështu vazhdon sukseset e tij në garat automobilistike duke ndjekur hapat e babait të tij. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.