Suhareka – aty ku nisi lavdia basketbollistike, aty përcaktohet edhe ky sezon

Renovimi i palestrës në Prizren ka detyruar klubet prizrenase që të shkojnë në Suharekë dhe ky është një tjetër përcaktim i fatit që aty ku nisën triumfet historike, të përcaktohet edhe ky sezon, në një palestër mjaft të dashur për ne, palestrën 13 Qershori në Suharekë.

Në secilën mbrëmje në Suharekë kur tempulli mitik ishte duke u ndërtuar, mijëra rahovecianë ishin prezent në Suharekë për të përjetuar dramën dhe sukseset.

Dhe, fati deshi që dy ndeshjet vendimtare për këtë sezon të luhen pikërisht në Suharekë.

Fillimisht të dielën nga ora 19:00 në Suharekë zhvillohet dueli ndaj Bashkimit i vlefshëm për playoff ku me fitore KB Rahoveci do të vuloste prezencën në playoff, e një humbje do të çelte në masë të madhe luftën për pozitën e gjashtë, ndodh kjo pas 7 fitoreve rresht në të gjitha garat, seri e cila ja mundësoi ringritjen Rahovecit.

Të mërkurën sërish në ora 19:00 ndaj Pontes është Rahoveci që do të përballet për të siguruar Final 4 të Ligës Unike e ku duhet një fitore prej 6 pikësh epërsi.

Një gjë është e sigurt: Në të dyja ditët do të jetë përplot palestra me qytetarët e tifozët e Rahovecit që do të udhtojnë për të përkrahur ekipin e tyre.

Raporti i lëndimeve: Tek skuadra ajo që dihet për momentin është që në dispozicion nuk do të jetë Ivan Koljevic (arsye personale) dhe Musab Mala (gisht i thyer) është në dyshim të madh për të dyja ndeshjet.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.