Gjeodeti i mirënjohur nga Rahoveci, Suad Çmega njihet si njëri nga kuadrot më të shquara që i ka vendi ynë.
Ai ka përfunduar studimet master në Sarajevë në drejtimin e ndërtimtarisë, teksa tani është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Zagrebit, shkruan Rahoveci24.
Shpreshherë, ai shfrytëzon profilin e tij zyrtar të rrjetit social “Facebook” për të ndarë me miqtë virtualë gjëra që e preokupojnë atë dhe mbarë qytetin tonë.
Së fundi, ai ka vizituar një nga pjesët më të frekuentuara tona gjatë kohës së pranverës, derisa ka shtuar se duhet kushtuar më shumë rëndësi kësaj pjese, pasi sipas tij, mund të kthehet në një qendër turistike, e që padyshim se do të ishte hap para në rritjen ekonomike të vendit tonë.
Më poshtë edhe postimi i plotë i tij: