Forma e jashtëzakonshme dhe fitoret rresht të Grapeland Rahovecit që tashmë e kanë vënë në pozitë të përkryer për inkuadrim në Superligë nuk po mbetet pa u vërejtur as nga Superliga.
Është Arbnor Rifati që po ballafaqohet me luftë të ashpër për mbijetesë, ai që ka përmendur Grepalend Rahovecin, duke thënë se edhe klubi jonë edhe i KEK-ut duhet të inkuadrohen në Superligë dhe kampionati të bëhet me 10 ekipe.
E njëjta u prit që do të bëhej në sezonin kur KB Rahoveci ra nga Superliga, por askush nuk veproi që një gjë e tillë të ndodhë, e që shtyu në formimin e një klubi krejt të ri duke u rritur nga Liga e Dytë dhe tash është pothuajse fakt i kryer për inkuadrim në Superligë.
“Është mëkat që ndonjë skuadër të bie. Nuk them se ne do biem, por ja baj hallin ekipit tjetër që do të bie”.
“Mendoj që është mirë që pasi që kemi dy ekipe të Ligës së Parë si Grapeland Rahoveci dhe KEK-u që krerët e FBK-së të mendojnë për një zgjerim me 10 ekipe, pasi do të ishte mëkat që një ekip si e jona apo një trajner si unë të mos jetë në Superligë. Nuk do të ndodhë ajo që ne të biem, por bie fjala”, u shpreh Arbnor Rifati pas humbjes nga Trepça.


