Unioni studentor “Ukshin Hoti” kërkojnë nga organet kompetente të komunës së Rahovecit dhe nga operatorët e kompanive të kësaj ane, të ulin çmimin e biletës së udhëtimit me autobus. Ata presin që kërkesa e tyre të merret parasysh, e në këtë rast do të përfitonin lehtësime studentët e Rahovecit me rrethin që udhëtojnë drejt universitetit të Prizrenit.
Rahoveci24 ua sjellë një kopje nga kërkesa e tyre, të cilën e kanë dorëzuar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Rahovec.
Studentët presin përgjigjen pozitive ndaj kërkesës së tyre.
Ky nuk është i vetmi rast kur studentët shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me çmimet e larta të biletave të udhëtimit. Këto pakënaqësitë vijnë nga shumë vende. Si viteve të kaluara ashtu edhe ditë më parë, studentët nga Peja kanë kërkuar ulejn e çmimit të biletës, por pavarësisht uljes së çmimit të naftës ende nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim.
/Rahoveci24/