Më 18 tetor mbahet Streetball Kokrra në Rahovec.
Gara mbahet me sistem 3×3 me 1 rezervist.
Kapiteni i KB Rahovecit ka konfirmuar prezencën në një super ekip me Idriz Hoxhën dhe Albion Metbalën.
Ndërkaq Rahoveci24 mëson se edhe Visar Ejupi do të marrë pjesë por ende nuk dihet kush do të jenë bashklojtarët e tij.
Altin Selmancena po ashtu ka krijuar një ekip solid.
Streetball Kokrra është organizim i Iniciativës Pozitive me mbështetje të Komunës së Rahoveci përkatësisht drejtoresha Bjondina Kleqka.