Starti perfekt i KH Rahovecit, 10 ndeshje – 10 fitore në Superligë, në vikend testi i vështirë

KH Rahoveci do të përballet me KH Besën në vikend në Pejë.

Ndeshja zhvillohet të dielën në palestrën “Karagaçi”.

KH Besa është mobilizuar për të mposhtur KH Rahovecin pas disfatës së parë që ja shkaktoi klubi vreshtar në pesë vite.

Megjithatë, në këtë moment ekipi i Rahovecit i drejtuar nga Verim Zherka vështirë se mund të paramendohet të ndalet nga dikush.

Trepça përjetoi fatin e njëjtë duke pësuar humbje shumë të thellë në “Mizahir Isma”.

Deri tash Rahoveci ka 10 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara dhe ndeshja në Pejë ndaj Besës është testi më i madh për klubin tonë ku do të vërtetohen kredencialet për titull.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.