KF Rahoveci ka filluar me sukses sezonin e ri në Ligën e Parë – Grupi A.
Sivjet, Liga e Parë gjegjësisht Grupi A është tejet me konkurrencë të fortë, duke pasur shumë ekipe pretendente për Superligë dhe klube me traditë të madhe që dëshirojnë rikthimin në elitë.
Megjithatë, KF Rahoveci e ka nisur mbarë sezonin në dy ndeshjet e para duke mos pësuar humbje në dy ndeshjet e para, por duke arritur një barazim të madh ndaj Phoenixit në udhëtim dhe fitore ndaj Istogut në shtëpi.
Niveli tejet serioz i organizimit nën drejtimin e Shpend Bajrës bën që KF Rahoveci të jetë në rrugë të mirë këtë sezon, por me këmbë në tokë për synimet.
Disa lojtarë me përvojë, disa ikona vendase dhe të talentuar të rinj që bërëjnë një mix të rëndësishëm për një trajner me mentalitet ofensiv si Granit Dervisholli, e rikthejnë futbollin sërish në hartë si një nga sportet më të shikuara në Rahovec dhe ku shpresa për rezultate pozitive nuk mungon.
Edhe sivjet kapiten i skuadrës mbetet Muhamed Shehu, teksak paraqitje të rëndësishme kanë edhe lojtarët tjerë vendas si Hamid Mullabazi i cili gjatë gjithë jetës së tij nuk tradhtoi asnjëherë ngjyrat më të bukura në botë.
Ndeshjen e ardhshme Rahoveci e ka një udhëtim tepër të vështirë në Mitrovicë ndaj Trepçës ’89, klub që dëshiron me çdo kusht rikthimin në Superligë.
/Rahoveci24/