Fillimisht ideja ishte hedhur pak më shumë se një vit më parë nga asamblisti ndër më aktivë, Ilir Pallqa, se një stadium i ri i qytetit nëse prishet stadiumi legjendar, duhet të ndërtohet tek tokat e Stone Castle për të çuar zhvillimin kah Xërxja.
Një propozim i tillë u mirëprit nga kryetari i komunës Smajl Latifi i cili në bisedime me Stone Castle bindi pronarin e kësaj të fundit që të dhurojë tokën për stadiumin.
Këtu kontribuoi edhe Qeveria e Kosovës që bëri ridestinimin e tokës nga tokë bujqësore, në tokë ndërtimore.
Siç edhe është konfirmuar nga vet asamblisti Pallqa, falja e pronës do të bëhet brenda pak ditësh nga Stone Castle për këtë investim për të mirën publike.
Ndërkaq, Minsitria e Sportit thuhet se ka ndarë mjetet për pjoektin ideor të stadiumit ndërkaq ekziston premtimi sipas asamblistëve të VV-së që ndërtimi do të fillojë menjëherë.
E sigurtë është që një stadium i tillë mirëpritet, por duhen hapa konkret që KF Rahoveci të mos mbetet pa stadium, pasi që edhe kompleksi sportiv te Epopeja është në ndërtim e sipër.
Rasti i stadiumit është tregues perfekt se edhe opozita e pushteti mund të bashkëpunojnë për të mirën publike.
/Rahoveci24/


