Stadiumi do të bëhet afër Stone Castle, Kuvendi Komunal miraton vendimin

Foto: Ilustrim

Kuvendi Komunal i Rahovecit me shumicë votash ka votuar për miratimin e caktimit të lokacionit për stadiumin e ri të qytetit pranë Stone Castle, në Bërnjak.

Duke ditur faktin se do të prishet stadiumi historik i qytetit për t’u ndërtuar Sheshi Qëndror i Komunës së Rahovecit, ishte paraqitur nevoja për Stadiumin e ri të Qytetit, përpos kompleksit sportiv që po ndërtohet te Epopeja.

640x74

Një propozim i asamblistit opozitar nga VV, Ilir Pallqa për stadiumin e ri, që ai të ndërtohet në Bërnjak pranë Stone Castle me qëllim që të zhvillohet ekonomia vendase gjeti përkrahjen e kryetarit të komunës, Smajl Latifi dhe pronarit të Stone Castle.

Kështu me anë të një koordinimi mbarë institucional nga institucionet lokale dhe qëndrore, falë edhe vullnetit nga asamblistët dhe pronarit të Stone Castle, kjo ide u jetësua përfundimisht në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal.

Stadiumi i ri i qytetit pritet të fillojë të ndërtohet së shpejti buzë vreshtave që kanë një pamje pitoreske. Ky stadium pranë Stone Castle do të ndërtohet pranë Stone Castle Resort, një nga hotelet më spektakolare në vend, e krahas këtij resorti edhe stadiumi do të nxisë turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Vlen të përmendet se zhvillimi ekonomik dhe i turizmit për të cilin ka aq shumë nevojë komuna e Rahovecit, pritet të fuqizohet edhe nga rruga me katër korsi që po ndërtohet tash e një kohë dhe që kur të finalizohet, do të jetë katalizator i zhvillimit të komunës së Rahovecit, krahas stadiumit të ri që do të ndërtohet.

Kjo është tjetër dëshmi që me ide praktike dhe konkrete, mund të ekzistojë bashkëpunim përkundër dallimeve politike, për të mirë të qytetarëve.

Mbi të gjitha, ky është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit dhe sport-dashësit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.