Rrugët kryesore të komunës së Rahovecit janë përmiërësuar gjatë ditës së sotme pas 30 orëve të rënies së borës në mënyrë të pandërprerë.
Kompania “Eko Regjioni” ka punuar me kapacitete të plota për 24 orë pa ndalur për të stabilizuar gjendjen në rrugët kryesore të qytetit.
Dhe pas hedhjes së kripës në orët e mbrëmjes dhe gjatë ditës, gjendja e rrugëve kryesore është përmirësuar dukshëm dhe mund të kalohen pa problem nga veturat, për dallim nga dje ku situata ishte më e rënduar në të gjitha rrugët, përfshirë edhe fshatërat.
Rahoveci ka situatën shumë më pozitive me rrugët krahasuar me Gjakovën dhe Ferizajin, ku rrugët janë krejtësisht të bllokuara. /Rahoveci24/