Spekulimet për tërheqjen e Idriz Vehapit nga kandidatura për kryetar komune nga PDK ka hapur kutinë e pandorës vetëm 2 muaj para zgjedhjeve dhe tashmë kalkulimet po ndryshojnë.
Rahoveci n’Fokus raportoi vetëm pak orë më parë se ka kolapsuar gjithçka në PDK dhe se profa nuk do jetë kandidati.
Disa kushte ishin të pamundura për t’u plotësuar sipas shumë burimeve dhe tashmë Edon Cana ka thirrur mbledhjen e kryesisë së degës, ku sot pritet të shpallë kandidaturën për kryetar të komunës.
Vet Edon Cana ka kërkuar kandidimin me ngulm dhe pritet të jetë personalisht i përgatitur, me subjektin që vazhdon të jetë i konsoliduar pas rezultatit fantastik në zgjedhjet nacionale.
Mbetet të shihet çka ndodhë sot, por duket se po riformësohet gara për kryetar. /Rahoveci24/


