Sot do të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Rahovecit ku do të duhet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Rahoveci24 mëson nga burimet se AAK nuk ka lidhur koalicion me asnjë parti, me vet insistimin e Smajl Latifit.
Edhe pse kishte rekomandime nga njerëzit e afërt për të lidhur ndonjë bashkëpunim me ndonjë parti dhe “ta marrë me vete” në karvanin e pushtetit, duket se asnjë parti opozitare nuk ka pranuar këtë.
Ofertat zyrtare kanë shkuar në drejtim të PDK-së, ku ka pasur fraksione që kanë qenë pro këtij koalicioni, e në fund si duket ky subjekt ka vendosur të qëndrojë në opozitë dhe të punojë në forcimin për zgjedhjet e ardhshme.
Pasi që nuk ka koalicion mes AAK-së që ka 12 asamblistë dhe ndonjë prej partive opozitare, atëherë AAK do ta ketë shumë të vështirë që të zgjedhë kryesuesin e saj.
Në këtë situatë nuk dihet ende nëse opozita ka ndonjë kandidat të saj dhe nëse do të shkojë përpara ndonjë propozim i tyre.
Seanca e 22 dhjetorit pritet të jetë dramatike për këtë fakt, teksa Smajl Latifi mbetet i zhgënjyer me faktin se me 12 asamblistë nuk mund të qeverisë si dëshiron, edhe pse këtë e bëri mandatin e kaluar vetëm me 7. Kësaj radhe, duket se partitë janë duke qëndruar fuqishëm në frontin opozitar – por nuk dihet nëse ka marrëveshje mes tyre.
/Rahoveci24/