Sot me fillim nga ora 18:00 do të fillojnë stërvitjet e KB Rahovecit nën drejtimin e Fotis Takianos.
Informatën e bën të ditur një burim i sigurtë i portalit Rahoveci24, teksa konfirmohet po ashtu se ekipi nuk është 100% i konsoliduar.
Prezent pritet të jenë lojtarët vendorë, teksa stërvitjet do të jenë kryesisht përgatitje fizike derisa të kompletohet ekipi.
Teksa klubi po fillon stërvitjet, ende asnjë fjalë se ka thënë klubi për dy yjet e rinj të Rahovecit, Bardh Rexhën e Altin Selmancenën, që tashmë duken gjithnjë e më larg KB Rahovecit, dhe përveç kësaj nuk kanë vënë asnjë kontakt me djemtë e qytetit.
Ndërkaq, sonte vazhdon prezantimi i lojtarëve të huaj.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por sigurisht zhvillimet e fundit i kanë lënë hije shumë të keqe fillimi të sezonit ku klubi duket se ka projekt me kosto stratosferike, pa bazë për zhvillimin e lojtarëve të Rahovecit, detajet e të cilit projekt do t’i zbulojmë në detaje shumë shpejt.
/Rahoveci24/