Sot ndeshja e dytë, me këmbë në tokë vazhdohet seria historike

Rahoveci po zhvillon një seri historike për t’u kualifikuar në finale për titull ndaj rivalit të përbetuar, Yllit, ku tashmë ka një epërsi minimale prej 1-0 nga ndeshja e parë.

Ndeshja e dytë zhvillohet sonte nga ora 17:00 sërish në Mizahir Isma ku Rahoveci do të ketë rastin që të dyfishojë këtë epërsi në ndeshje dhe minialisht të sigurojë ndeshjen e pestë që eventualisht nëse ka nevojë do të zhvillohet në Rahovec.

Te Ylli rikthehet i lënduari Wilbekin, i cili do të jetë ndihmë e madhe për skuadrën nga Suhareka, kurse Morant nuk do të performojë.

Te Rahoveci në anën tjetër pritet që të luajë nga minuta e parë formacioni i ndeshjes së kaluar dhe formacioni do të jetë i njëjtë.

Sfida e parë ishte me shumë kthesa në rezultat dhe me shumë dramë, mbetet të shihet ndeshja e dytë.

E rëndësishme është të mbesim me këmbë në tokë dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje!

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.