Fermerë të nderuar, me datën 09/05/2020 duke filluar nga ora 07:00-15:00, hapësira e tregut të rrushit do të jetë e gatshme që ju ti plasoni prodhimet e ndryshme bujqësore në mënyrë që edhe qytetarët tanë të furnizohen me perimet e freskëta vendore dhe atyre të bylmetit.
Drejtoria e Bujqësisë ka hartuar një plan operativ i cili do të ndihmojë në mbarëvartjen më të mirë të tregut.
Andaj ftojmë të gjithë fermerët prodhues vendorë, që të vijën dhe t’i shesin produktet e tyre në këtë treg!
