Në ambientet e Park Hotel Plaza Rahovec, gjatë ditës së sotme pritet të fillojë Kolonia Ndërkombëtare e Artit, ku do të marrin pjesë mbi 30 artistë me renome nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Europa, Azia dhe Amerika.
Kolonia e Artistëve sivjet shënon edicionin e 21-të, dhe organizohet nga OJQ “ART STUDIO” në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, përkatësisht Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport.
Ky organizim zgjat deri të dielën më 27 nëntor, ku do të hapet ekspozita e kolonisë, me fillim nga ora 14:00