Sonte KB Rahoveci rikthehet në aksion, mungon Muki

KB Rahoveci rikthehet në aksion sonte në ora 19:30 ndaj KB Boreas.

Pritet të jetë kjo një fitore e radhës për skuadrën tonë ndaj ekipit pejan që po kalon krizë të thellë.

Trajneri i ri Bujar Loci që do të debutojë në palestrën ku kaloi gjithë jetën e tij, në Karagaç, pritet të luajë me formacionin më të fortë për të siguruar një fitore sa më solide për kosh dallim.

Njëkohësisht pritet të jetë kjo një stërvitje e mirë para duelit ndaj Yllit javën e ardhshme, ku Rahoveci do t’i vërtetojë kredencialet për titull.

KB Rahoveci në këtë duel nuk do të mund të llogarisë në Muhamed Hasanin, i cili është i lënduar, por që ai do të zëvëndësohet nga Tyler Deihl dhe Junious Proëell në pozitën e organizatorit.

Të tjerë lojtarë janë të gatshëm për këtë duel.

Rahoveci pritet të tregojë lojë krejt tjetër për dallim nga pjesa e parë e sezonit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.