Sonte fillon sezoni i basketbollit nga ora 18:00 ku Grapeland Rahoveci luan ndaj Kerasanit në shkollën ISP në lagjen Marigona.
Ndeshja pritet me padurim nga adhuruesit e basketbollit në Rahovec pasi tashmë ekipi është konsoliduar për të bërë një sezon plot suksese dhe inkuadrim në Superligë.
Sfidën mund ta shikoni në YouTube nga ora 18:15 në kanalin zyrtar të FBK-së, por ne do ta shpërndajmë edhe në faqe linkun.


