Spektakël i madh pritet të mbahet sonte mbrëma nga ora 19:00 në Suharekë, ku KB Rahoveci do të përballet me KB Dritën në finalen e madhe të playoffit, ndeshja e parë e serisë që vlen për inkuadrimin në Superligë. Nisja për tifozë me 3 autobusë bëhet nga ora 17:30 te Park Plaza.
Tri autobusë, tifozë me vetura private, DJ dhe vet ekipi – e një qytet i tërë me traditë në sport, që nuk po kursen asgjë në përkrahje të ekipit të basketbollit, që ka rastin të bëjë krenarë vendin tonë dhe të jemi në elitën e basketbollit. Për këtë, na nevojitet fitorja e madhe në ndeshjen e parë të finales së playoffit ndaj Dritës.
Spektakli e lojë e fortë do të jetë e garantuar. KB Rahoveci dje zhvilloi stërvitjen e fundit para duelit, ku trajneri Valentin Spaqi ishte i qartë duke ua bërë të gjithë me dije se kjo është finale si të gjitha finalet tjera dhe pesha e madhe qëndron mbi faktin se një qytet i tërë është në pritje të bërjes krenarë nga ekipi.
Ekipi krejt sezonin s’ka asnjë humbje, madje arriti statistike historike prej 20-0, por kjo nuk do të ketë vlerë pa përkrahje në finalen e playoffit, aty ku vetëm fitorja vlen, sepse një humbje, zhvleftëson gjithë punën e bërë.
20-0 nuk është asgjë, pa Superligë – këtë duhet ta kenë në kokë të gjithë bashklojtarët dhe tifozët, të cilët duhet të jenë bashkë më shumë se kurrë në këtë moment të rëndësishëm për sportin e Rahovecit.
Jemi një…
/Rahoveci24/