Sonte derbi ndaj Ylli në Suharekë, të gjithë në përkrahje pavarësisht rezultatit

Sonte zhvillohet derbi i madh ndaj Yllit në Suharekë, me fillim nga ora 17:00.

Tashmë për këtë ndeshje janë mobilizuar lokalet e qytetit dhe pritet të ketë shikueshmëri të madhe ky duel.

Rahoveci ka pësuar ndryshime në staf teknik – Fotis Takianos nuk bën pjesë më në stafin teknik të Rahovecit, atë po e zëvëndëson Ilmen Bajra.

Ekipi duket mjaft pozitiv përkundër largimit të Fotisit dhe një fitore nuk mund të përjashtohet pasi disponimi në ekip ndërlidhet me paraqitjen në Prishtinë, ku vetëm në sekondën e fundit u mposht ekipi.

Pavarësisht rezultatit, të gjithë duhet të jenë në përkrahje të ekipit para ndeshjes së ardhshme ndaj Trepçës në Rahovec që zhvillohet këtë fundjavë e ku natyrisht se do të jetë i zëshëm Mizahir Isma.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.