Sonte do të mbahet debati i parë televiziv për Rahovecin.
Ky debat, do të mbahet në “Magazina Lokale” në Klan Kosova.
“Magazina Lokale” mbahet LIVE, kurse pas debatit analistët analizojnë performancën e kandidatëve.
Latifi është i pari që ka konfirmuar pjesëmarrjen, teksa Rahoveci24 mëson se të gjithë kandidatët do të marrin pjesë.
Mbetet interesante beteja mes kryetarit aktual, Idriz Vehapit dhe Smajl Latifit, dy rivalë të përbetuar të cilët kanë qeverisur në Rahovecin dhe do të kenë konkurrencë të fortë edhe nga Visar Korenica dhe Ibrahim Kryeziu. /Rahoveci24/