Sonte debati i madh në Dukagjini, kandidati i VV-së paralajmëron befasi

Kandidatët për kryetar të komunës së Rahovecit pas përplasjes që patën mbrëmë në RTK, tash do të ballafaqohen në RTV Dukagjini në emisionin Debat D që drejtohet nga prezantuesi rahovecian, Fidan Rama.

Për Ramën ky do të jetë një debat i veçantë pasi drejton debatin për vendin e tij.

Megjithatë, një prej gazetarëve më me renome në mediat shqiptare pritet të mos tundohet nga fakti që po drejton debatin e qytetit të tij, por pritet që të kërkojë plane konkrete e përgjegjësi nga ata që do të udhëheqin Rahovecin 4 vitet e ardhshme.

Deri tash pjesëmarrjen në Debatin LIVE e ka konfirmuar Visar Korenica menjëherë pas debatit në RTK.

Kandidati i VV-së madje ka paralajmëruar një befasi të madhe për këtë debat.

Ende kandidatët tjerë nuk e kanë konfirmuar prezencën në debatin e sontëm. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.