Sondazhi i Rahoveci n’Fokus: PDK fiton në Rahovec, VV e treta

Portali Rahoveci n’Fokus ka realizuar një sondazh ditë më parë ku ka pyetur se cila parti do të triumfojë më 9 Shkurt në Rahovec.

Sipas këtij sondazhi të portalit Rahoveci n’Fokus, partia e parë në Rahovec pas 10 vitesh rikthehet PDK që ka kandidaturat e Idriz Vehapit, Edon Canës e Albana Haxhimustafa – Murselit.

osa1

Partia e dytë sipas këtij sondazhi del të jetë LDK me 5% më pak se PDK.

Në vendin e tretë është VV me 20 %, rreth 16% më pak se PDK-ja, çka tregon për gjendjen alarmante të VV-së në Rahovec, ku pritet të pësojë një fiasko absolute.

Në total në sondazh kanë votuar 2211 persona, të gjithë nga komuna e Rahovecit që janë prezent në këtë portal.

I pyetur nga Rahoveci24 për këtë rezultat, shefi i shtabit të PDK-së në Rahovec, Emrullah Spahiu, u tregua i matur, duke thënë se ekziston entuziazëm për PDK-në në mbarë vendin, por se nuk do të lejojnë që statistika apo sondazhet e caktuara të shpërqëndrojnë partinë nga votimet e vërteta më 9 Shkurt.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.