Agron Sokoli: Në Ballkan e më gjerë nuk ka vend si Rahoveci, ishim të bindur se HardhFest ka me “dhezë”

Drejtori gjeneral i festivalit më të madh shqiptar të verës dhe të rrushit, HardhFest, Agron Sokoli, së fundmi pati një paraqitje televizive të përbashkët me drejtorin kreativ, Agi Haxhimuratin në ATV me Enur Pakashticën. Në këtë paraqitje televizive, Agron Sokoli foli për 10-vjetorin e HardhFest që mbahet më 6, 7 dhe 8 Sthator në Rahovec.

Ai tha se në suksesin e HardhFest nuk dyshoi në asnjë moment, pasi që vend si Rahoveci nuk ka në Ballkan e më gjerë, një vend, një qytet, që ka kulturën e rrushit dhe të verës të ngërthyer me traditë ndër shekuj nëpër rrugët e shtëpitë e tij.

640x74

“Ideja e Hardhfestit ia ka nisë prej shoqërisë civile. Ma herët ka ekzistuar Festa e Vjelës së Rushit, që është edicioni i 23-të i saj. Dhe ne si shoqëri civile, disa ekspertë, profesionistë të fushave të veta e kemi menduar idenë… me ribrendu në HardhFest duke i mbajtur edhe disa aktivitete të festës së Vjeljes së Rrushit. Dhe ky bashkëdyzim i aktiviteteve të festës, ka sjellë shumë sukses dhe HardhFesti u bë tashmë ndërkombëtar, është i njohur krejt botën ku kemi arritur ta fusim Rahovecin në gjitha hartat turistike në botë”.

“A dhez a nuk ka me dhezë, na kena ditë që ka me dhezë, ndryshe nuk kishim nisë. Absolutisht po. Domethënë e kemi ditë se produkti aty është, një zonë e veçantë që nuk ekziston askund në Ballkan. Domethënë, asnjë vend në Ballkan nuk është një qytet më i madh se Rahoveci në aspektin e rrushit dhe verës, nuk ka domethënë kërku. Çdo shtet patjetër ka rrush verë, por nuk është askund një qytet, një vendbanim si Rahoveci, duke e pasë këtë send unik e të shndërruar në festë në vendin tonë”, tha Agron Sokoli në këtë paraqitje televizive.

Ai shtoi se përkundër se ka pasur vështirësi, HardhFest ka arritur vetëm të ngritet me kohën dhe se 10-vjetori do të jetë kulmim i aktiviteteve me një lineup spektakolar. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.