Dje, përmes një ceremonie solemne, Kryebashkiaku i kryeqendrës së shqiptarëve – Tiranës, Erion Veliaj me bashkëpunëtorë, priti delegacionin nga Komuna e Rahovecit për të hapur shtigjet e punëve të përbashkëta në të ardhmen.
Pas shkëmbimit të përvojave dhe ideve, u dakorduan për bashkëpunim institucional në fushën e bujqësisë, ekonomisë, turizmit, rinisë e sportit, si dhe në zhvillimin e agro-turizimit, mundësi të jashtëzakonshme këto, me dobi të drejtpërdrejta mes nesh.
“Ndihemi jashtëzakonisht mirë, në kryeqytetin i cili falë punës së z.Veliaj është shndërruar në një model edhe për kryeqendrat e mëdha rajonale dhe evropiane, e po ashtu edhe më të nderuar ndihemi që tashmë edhe Komuna e Rahovecit është pjesë e familjes së madhe të Unionit të Bashkive në Rajon”-tha në postimin e tij kryetari Latifi.


