Smajl Latifi tregohet zemërgjerë me klubet, i ndihmon me shuma të konsiderushme financiare

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, duket se i ka kushtuar rëndësi të veçantë ndihmës për klubet e qytetit.

Sipas një vendimi të publikuar së fundmi, u shpallën klubet fituese të subvencioneve, dokumentin që mund ta gjeni më poshtë.

640x74

Rahoveci24 merr vesh se 30 mijë euro është ndihmuar nga Komuna e Rahovecit klubi futbollistik, KF Rahoveci, duke marrë parasysh shpenzimet e jashtëzakonshme të klubit kur dihet se stadiumi prishet në mes të muajit Maj dhe klubit do t’i duhen mjete për shpenzime operative derisa të kryhet kompleksi te Epopeja.

Ndërkaq KH Rahoveci në sezonin historik do të përfitojë 26 mijë euro nga Komuna e Rahovecit çka ëhstë një ekstra shtytje për këtë klub drejt luftës për titull të kampionit e ku me këto mjete me shumë gjasë KH Rahoveci edhe do të shpallet kampion.

Klubi i basketbollit Grapeland Rahoveci që riktheu në hartë basketbollin rahovecian pas shuarjes së menjëhershme të KB Rahovecit, ka përfituar rreth 11 mijë euro nga Komuna e Rahovecit. Ky klub do të bëjë gara në Ligën e Parë të basketbollit edicionin e ardhshëm dhe këto mjete do të jenë mjaft të nevojshme.

Ndërkaq, klubi i futstallit FC Rahoveci 2019 ka përfituar 12 mijë euro të cilat do jenë jetike për mbijetesën në elitën e futsallit.

Më poshtë vendimi kurse kontratat pritet të nënshkruhen së shpejti:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.