Smajl Latifi thotë se ka përkrahjen e rinisë së Rahovecit për protestë (Foto)

Sipas kryetarit të AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, rinia e Rahovecit po e përkrah atë për protestën e 17 shkurtit që e ka organizuar opozita.

Latifi në Facebook ka postuar disa foto nga një tubim me të rinjt e Rahovecit.

Ai thotë se ka përkrahjen e plotë të tyre në rrugëtimin politik, e që më 17 shkurt është i një rëndësie të veçantë sipas tij.

Postimi i plotë i Latifit:
Aktivistë, anëtarë dhe mbështetës të Aleancës në qytetin e Rahovecit po mobilizohen për protestën gjithëpopullore të 17 shkurtit!
Edhe qytetarë të partive të tjera të pakënaqur me gjendjen në Kosovë, po bashkohen me ne në projektin për ndryshime në Kosovë.

‪#‎Rahovecigatipër17shkurt‬!
‪#‎RahovecianëtprotestojnëpërShtetmeSovranitet‬!
‪#‎JemibashkëkundërZajednicës‬!
‪#‎JemibashkëkundërDemarkacionit‬!
‪#‎Tëbashkuarkundërqeverisëantikushtetuese‬!
SHIHEMI ME 17 SHKURT!
SL
12. 2. 2016
smajl 2

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.