Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur me nota triumfale pas tubimit hapës të AAK-së në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, i cili ishte i jashtëzakonshëm.
Tubimi që u mbajt me drita të ndezura e në pikë të ditës, e bëri sallën “1 Tetori” të stërmbushur nga adhurues të AAK-së.
Latifi, i cili ishte i pari prej kandidatëve të rreshtuar në krahun e djathtë të Ramush Haradinajt, që tregon për respektin e tij në parti, u shpreh mjaft me besim të madh pas tubimit.
Latifi i cili garon me numrin 16, në garë sheh edhe bashkëpuntorët e tij Ardian Rama, Afrim Dina dhe Saranda Sallteku.


