Pjesëtarët e Gardës Kombëtare me kuadrot profesionale xheniere, OR-6 Fitim ZULLUFI, OR-6 Naim BEKA, OR-5 Hazir MURTURI, OR-4 Epror BYTYQI, nga dita e shtunë e deri më sot, me përkushtim të madh, kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë me dy eskavatorë, për pastrimin e shtratit të lumit Bellaja deri te hekurudha, në të cilin derdhen tre përrenj: Duhllo, Rimniku dhe përroi që vjen nga Sapniqi.
Puna e bërë nga ekipi i FSK është serioze. Gjithsej janë pastruar dhe rregulluar 1380 metra.
Falemnderit Ushtrisë së Republikës së Kosovës, e cila është çdoherë në shërbim të qytetarëve!
Ndihemi jashtëzakonisht mirë dhe krenar për kapacitetet, arritjet dhe vlerat që ka FSK – Ushtria e Jonë.
