Kryetari i degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, është takuar me ish-drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport, Osman Haskun.
Takimin e zbuloi vet Latifi në rrjetin social Facebook, ku është shfaqur teksa po pi kafe me Osman Haskun.
Sipas Latifit, Hasku është dorëhequr për shkak të pakënaqësive të tij.
Megjithatë, ai thotë se Hasku vazhdon të mbetet antar i kryesisë së LDK-së.
Postimi i Smajl Latifit:
Një kafe me z. OSMAN HASKU, ish drejtor i suksesshëm i DKRS-së, tani i vet-dorëhequr për shkak të pakënaqësive të caktuara. Osmani është ende anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Rahovec!
SL
4. 3. 2016