Smajl Latifi sillet thua se s’po ndodhë asgjë, poston foto me krahun e djathtë Avni Morina

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është i detyruar që të shkarkojë nga pozita e drjetorit të arsimit, Avni Morinën, por duket se deri tash këtë gjë nuk e ka bërë.

Inspektorati i Arsimit të Gjakovës kishte lëshuar një vendim më datën 21 shtator ku detyron kryetarin që brenda 7 ditëve të shkarkojë nga kjo pozitë drejtorin Avni Morina.

Edhe pas afatit të paraparë, Smajl Latifi nuk ka reaguar, përveç një foto që ka postuar dje në ditën e fundit të afatit të këtij vendimi.

“Me drejtorin e drejtoratit të arsimit në KK të Rahovecit”, ka shkruar Latifi në postimin e tij në Facebook.

Smajl Latifi më vonë postoi aktivitete nga fshatra duke u sillur thua se s’po ndodhë asgjë, ani pse njeriu më i afërt i tij ka vendim për shkarkim pas ankesave të mësimdhënësve për shkelje të ligjit. A po e amniston Smajl Latifi shkeljen e ligjit?

Komenti juaj?  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.