Kandidati për deputet, Smajl Latifi, ka shpallur fitoren e koalicionit PDK – AAK – Nisma në fshatin e Avdullah Hotit, Ratkoc.
Në fakt, Latifi po ashtu vjen ngga fshati Ratkoc por duket se kandidimi i Hotit për kryeministër ska ndikuar që ai të ketë tubimin përplot me simpatizant.
Postimi i plotë i Latifit në Facebook:
E nisëm garën për triumf nga vendlindja.
Ratkoci ky vend i sfidave të ndryshme, e i sakrificave të mëdha ka ditur gjithënjë të thotë fjalën përfundimtare për fitore.
Mbështetja e tyre më kushtëzon mua si individ, që të vazhdoj të punojë pa ndërprerë dhe pa kushte në mënyrë të drejtë që këtyre njerëzëve, të vyeshëm e punëtorë të ju jap përfaqësimin më dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.
Unë zotohem se jam njëri nga ta.Ratkoc vazhdojmë!