Smajl Latifi për opozitën: Keni mbajtur takime të përbashkëta

Smajl Latifi është nervozuar jashtë madhe pasi që nuk arriti që të fusë në votim propozimin e partisë së tij për Afrim Dinën si kryesues të Kuvendit Komunal.

Latifi pas fjalës së Burim Krasniqit u shpreh i ashpër me opozitën, duke thumbuar ata se patën takime, çka bëri që VV të lëshojë sallën e Kuvendit Komunal.

“Qudia më e madhe është pse nuk keni kandidat. Kjo është brengosëse për subjektet që nuk duan të propozojnë kandidatë të vet. Propozoni një dhe ja unë po iu ndihmojë, edhe ashtu keni mbajt plot takime të përbashkëta, është demokraci“, tha Latifi.

Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal është lënë për seancën e radhës, ku ose do të hyjë AAK në koalicion me një nga partitë opozitare, ose opozita do të propozojë ndonjë kandidat për Kuvend Komunal.

/Rahoveci24/

Pamje nga seanca e Kuvendit Komunal sot, ku shihen asamblistët e PDK-së shumë afër atyre të AAK-së.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.