Kryetari aktual i komunës së Rahovecit dhe lideri i AAK-së, Smajl Latifi, ka filluar fushatën e tij elektorale edhe pse nuk e di as vet ndaj kujt do të garojë.
Latifi i cili po kërkon një mandat të tretë në udhëheqje të komunës së Rahovecit është i vetmi kandidat i konfirmuar për zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte.
Madje burimet e Rahoveci24 mësojnë se ai ka nisur fushatën, teksa është në pritje të kundërshtarëve eventual.
As VV, as PDK e as LDK nuk kanë sjell para elektoratit kundërkandidatët për Smajl Latifin e lëre më të nisin një fushatë.
Rahoveci24 ka informacione të sigurta nga këto 3 parti për zhvillimet që po ndodhin, mirëpo ato do të publikohen në ditët në vijim.
Nërkaq, të gjitha zhvillimet duket se po shkojnë përshtati për Smajl Latifin.
/Rahoveci24/