Kryetari i degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, ka vazhduar protestën e tij me opozitën.
Lideri opozitar i Rahovecit ka dalë në sheshin “Skënderbeu” aty ku është pozicionuar opozita për të vazhduar protestën e madhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president.
Dhe në një postim në Facebook ai ka konfirmuar kauzën e tij dhe qëndrimin stoik në kryeqytet në protestë.
Postimi i plotë i Latifit:
Në këto orë të vona, duket se drita e zjarrit po na ndriçon rrugën se si do të mbrohet shteti me sovranitet, i sulmuar nga qeveria antikushtetuese Mustafa-Thaçi.
Mbetemi të vendosur këtu, në sheshin e kundërshtimit në Prishtinë, për ta pamundësuar zbatimin e Asociacionit (‘Zajednicës’) dhe të Demarkacionit, deri në largimin e qeverisë e cila i ka lënë Kosovës turpin dhe të këqijat me bollëk.
Kosova ka vetëm një portë dalëse: zgjedhjet e reja të parakohshme.
Deri atëherë, kundërshtimi s’ndalet!
…
Ora 2:40, pas mesnatës!
SL
24. 2. 2016