Kandidati AAK-së nuk merr pjesë në debatin në KTV

Kryetari aktual i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nuk do të marrë pjesë në debatin që do të transmetohet në KTV sonte (e premte) nga ora 22:50.

Smajl Latifi ka marrë pjesë deri tash në dy debatet e mbajtura.

Nuk dihet arsyeja e refuzimit të kësaj pjesëmarrje të Latifit në këtë debat, ashtu siç nuk dihet nëse do të mungojë në debatet tjera.

Smajl Latifi u godit nga skandale të njëpasnjëshme, kur fillimisht mori vendim nga Inspektorati i Arsimit të Gjakovës për shkarkimin e drejtorit Avni Morina, për të refuzuar ta bëjë këtë përkundër shkeljeve ligjore të drejtorit të tij.

Një ditë më vonë ishte inspektori Gjergj Gojani ai që doli publikisht për të denoncuar kërcënimin e kryetarit Smajl Latifi, një pohim që është hedhur poshtë nga kryetari në një intervsitë për një agjenci që paguhet nga komuna e Rahovecit për shërbime të tilla, por duke refuzuar të flasë për media tjera.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.