Smajl Latifi mori vota gjithandej në gjithë territorin e komunës së Rahovecit kurse kemi shkruar se si ai ka prirë në të gjitha fshatrat, rezultate që u konfirmuan edhe nga KQZ.
Rahoveci24 ka shikuar në detaje vendvotimet, ku ka vërejtur se Smajl Latifi shënoi fitore të thellë edhe në Hoçë të Madhe, ku janë votues komuniteti serb.
Rahoveci24 ka postuar një fotografi nga Hoça e Madhe ku ka qëndruar dhe ka vërejtur lëvizje të ulët dhe votues që ishin vetëm të komunitetit serb të regjistruar në vendvotimin 1620A/01D.

Komuniteti serb që dirigjohet nga Beogradi dhe Lista Srpska, nuk ka pasur kandidat dhe duket se shumica e votave të tyre i shkuan Smajl Latifit.
Në këtë vendvotim Smajl Latifi ka marrë 99 vota në total apo shumicën absolute të votave në këtë vendvotim.
Mbetet enigmë se si komuniteti serb i Rahovecit votoi për Smajl Latifin, një komunitet serb që është distancuar dhe mban lidhje me Beogradin.
Lista Sërbe nuk pati kandidat për kryetar në komunën e Rahovecit dhe kështu votat e komunitetit serb përfunduan shumica te Smajl Latifi. /Rahoveci24/
