Smajl Latifi, më i votuari nga kandidatët lokal në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me 3059 vota, ka mposhtur të gjithë kandidatët lokalë për të dalë më i votuari ndër tyre.

Ai e pati konkurrentin më të afërt ish-konkurrentin e tij për kryetar, Idriz Vehapi me mbi 2800 vota.

osa1

Menjëherë aty ishte Saranda Sallteku e cila performoi jashtëzakonisht mirë, me 2700 vota në Rahovec.

Ardian Rama ka arritur të sigurojë mbi 2 mijë vota në komunën e Rahovecit, që shënon sukses për të, duke ditur se është hera e parë që po garon në zgjedhje dhe pritet që t’i bëjë në total mbi 3 mijë vota.

Më pas është Bylbyl Sokoli që mori 2500 vota, e Nora Fetoshi që mori 2300 vota në Rahovec.

Edon Cana gjithashtu ka marrë mbi 2 mijë vota në Rahovec, e rreth 2 mijë Albana Haxhimustafa Murseli.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.